2 Qershor 2022
Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë me rastin e edicionit të pestë të saj, po zhvillon konferencë treditore me aktivitete të ndryshme që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në ditën e dytë të konferencës u diskutua mbi temën “Krah për krah: Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve në Nivel Komunal” me përfaqësues të institucioneve qendore, lokale, sektorin privat, shoqërinë civile dhe akademinë.
Pjesë e panelistëve në këtë ditë ishte edhe drejtoresha ekzekutive e PAMKOS znj.Beu-Muçaj, me ç’rast u potencuan zhvillimet e mëtutejshme në sektor dhe roli i ndërrmarjeve publike në përmirësimin e situatës mjedisore në nivel vendi.