Rreth Nesh

Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës
Shoqata për Pastërti dhe Ambiente të Kosovës (PAMKOS) është themeluar në gusht te vitit 2000 në përputhje me Rregulloren nr. 1999/22 nën statusin e saj si shoqatë.
Asociacioni PAMKOS është themeluar me qëllim që të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurojë një platformë gjithëpërfshirëse për kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Aktualisht, anëtarë të Shoqatës janë Kompanitë Rajonale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës, respektivisht KRM ``Pastrimi`` Sh.A. Prishtinë, KRM ``Pastërtia`` Sh.A. Ferizaj, ``Eco Higjiena`` ShPK Gjilan, KRM ``Ekoregjioni`` SH.A. Prizren, KRM ``Ambienti`` Sh.A. Pejë, KRM ``Çabrati`` Sh.A. Gjakovë, ndërmarrjet publike lokale respektivisht, NPL``Higjiena`` Sh.A. Deçan, NPL ``Eko Natyra`` Sh.A. Skenderaj, NPL ``Përparimi`` Sh.A. Vushtrri, NPK ``Ekologjia`` Sh.A. Graçanicë, NPL “Kastrioti” Sh.A. Obiliq, dhe “Kompania për menaxhimin e Deponive në Kosovë” KMDK, të cilat ofrojnë shërbime të grumbullimit, transportimit dhe trajtimit të mbeturinave, mirëmbajtjen e hapësirave publike, menaxhimin e deponive sanitare (KMDK) si dhe shërbime tjera mjedisore me rëndësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve, dhe të cilat përbëjnë mbi 2,800 të punësuar direkt në këtë sektor.
Misioni

Misioni ynë është të përfaqësojmë interesat e gjithë anëtarëve, të kontribuojmë në angazhimin në aktivitete avokuese dhe lobuese, hulumtime zhvillimore dhe ngritje të kuadrove përbrenda anëtarëve, aftësimi i kompanive publike për të ofruar shërbime profesionale, konkurruese, të qëndrueshme dhe miqësore për ambientin dhe në të njëjtën kohë promovues i sektorit publik të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

Vizioni

Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës (PAMKOS) është zëri i sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

Historia
Në Gusht të vitit 2000, me iniciativë të disa Kompanive Rajonale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës, u themelua PAMKOS sipas emërtimit ``Shoqata për Pastërtinë dhe Ambient të Kosovës``, të cilat u pajtuan ne formimin e një shoqatë për avancimin e sektorit të mjedisit dhe ruajtjes se tij në tërësinë e saj. Gjatë viteve vijuese u organizuan aktivitete koordinuese të përbashkëta të sektorit dhe ku anëtarësisë së asociacionit i’u bashkuan më tutje dhe kompani tjera publike.
Qëllimi
Qëllimet kryesore të Shoqatës PAMKOS bazohen në zhvillimin e kapaciteteve dhe sigurimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë e menaxhimit të mbetjeve në mënyrë që të krijojnë kushte për një mjedis të qëndrueshëm. Përmes krijimit dhe forcimit të bashkëpunimit në këtë sektor, qëllimi është të promovojë diskutimin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve dhe institucioneve shtetërore për të përmirësuar situatën në sektorin e mjedisit duke forcuar kapacitetet e kompanive që operojnë në sektorin e mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave. Ndër të tjera, bashkëpunimi midis KRM-ve në Kosovë dhe aktorëve institucionalë gjithashtu synon t'i ndërgjegjësojë qytetarët për rëndësinë e ruajtjes së një ambienti të pastër dhe të qëndrueshëm në Kosovë me një ndikim në cilësinë e jetës së qytetarëve në nivel kombëtar.

Qëllimet kryesore të Shoqatës PAMKOS bazohen në zhvillimin e kapaciteteve dhe sigurimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në mënyrë që të krijojnë kushte për një mjedis të qëndrueshëm. Përmes krijimit dhe forcimit të bashkëpunimit në këtë sektor, qëllimi është të promovojë diskutimin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve dhe institucioneve shtetërore për të përmirësuar situatën në sektorin e mjedisit duke forcuar kapacitetet e kompanive që operojnë në sektorin e mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave. Ndër të tjera, bashkëpunimi midis KRM-ve në Kosovë dhe akterëve institucionalë gjithashtu synon t’i ndërgjegjësojë qytetarët për rëndësinë e ruajtjes së një ambienti të pastër dhe të qëndrueshëm në Kosovë me një ndikim në cilësinë e jetës së qytetarëve në nivel kombëtar.

 

Shoqata për Pastërti dhe Ambientit të Kosovës (PAMKOS) operon dhe kryen aktivitete në katër shtylla themelore:

 

  • Avokimi dhe Lobimi, përmes të cilave shoqata synon të ndikojë në institucionet përkatëse për të avancuar politikat në sektorin e menaxhimit të mbeturinave duke adresuar sfidat në ndërmarrjet publike dhe sektorin e menaxhimit të mbeturinave në tërësi.
  • Bashkëpunimi me të gjithë akterët përkatës, shoqata do të jetë shumë aktive në zhvillimin e një fryme bashkëpunimi duke krijuar një platformë unike me të gjithë akterët e interesuar për çështje që lidhen me zhvillimin e projekteve konkrete për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.
  • Ngritje të kapaciteteve brenda ndërmarrjeve publike dhe bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, me qëllim shkëmbimin e përvojave të mira dhe përsëritjen e tyre në nivel kombëtar.
  • Vetëdijesimi për ruajtje të mjedisit, PAMKOS synon përmes aktiviteteve të ndryshme të rrisë njohuritë e përgjithshme midis qytetarëve dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe mjedisit në tërësi dhe njëkohësisht të zhvillojmë mekanizma për shërbime më efikase për qytetarët.
Anëtarët

Anëtarë të rregulltë të PAMKOS-it janë Kompanitë Rajonale të Mbeturinave të regjistruar në Republikën e Kosovës në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit Nr.2/L-123  “Për Shoqëritë Tregtare”

Administrimi
  • Kuvendi i PAMKOS është organi më i lartë në vendim-marrje.
  • Kuvendi përbëhet prej të gjithë anëtarëve të Kompanive Rregjionale të menaxhimit të Mbeturinave dhe Ndërmarrjeve Pulike Lokale, të anëtarësuar në PAMKOS.
  • Bordi i Drejtorëve të PAMKOS përbëhet prej Kryeshefëve Ekzekutiv të kompanive anëtare në PAMKOS.
  • Zyra e PAMKOS përbëhet prej Drejtorit Ekzekutiv, Zyrtar për Menaxhim të Projekteve dhe Zyrtar për Administratë dhe Financa. Zyra merret me menaxhimin dhe operimin e PAMKOS dhe i përgjigjet Bordit të Drejtorëve.
DISA FAKTE
Fakte dhe Shifra
Që nga themelimi i PAMKOS ne punojmë për të mbështetur komunitetin që përfaqësojmë, dhe gjithashtu gjithmonë mbajmë rrugën e zhvillimit dhe zgjerimit.

11

Anëtarët dhe partnerët

38

Komunat

2400

Punonjësit e përfaqësuar
THËNJE NGA CEO
Punëtorët nga sektori i menaxhimit të mbeturinave kanë rrezikuar jetën e tyre çdo ditë, në mënyrë që të na sigurojnë një jetë normale. Ata kanë qenë ne vijë të parë ndaj pandemisë Covid 19.