Anëtarët

KRM Pastrimi SH.A. Prishtinë

Historik i shkurtër:

Ndërmarrja Rajonale për Grumbullimin e Mbeturinave “Pastrimi’” Sh.A. – Prishtinë, është Ndërmarrje Publike e cila në cilësinë e shoqërisë aksionare operon që nga janari i viti 2008. KRM “Pastrimi” është ndërmarrje e specializuar dhe e licencuar me traditë pune 60 vjeçare, në kryerjen e shërbimeve me rëndësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve, respektivisht bartjen e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike në regjionin e Prishtinës. Në bazë të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, KRM “Pastrimi” është në pronësi të komunave sipas përqindjes së aksioneve si është përcaktuar me ligj, përkatësisht në Statutin e kompanisë.

Veprimtaria:

KRM “Pastrimi” kryen shërbimin e mbeturinave në gjashtë komuna të Kosovës respektivisht në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas dhe Podujevë. Fushëveprimtaria e KRM “Pastrimi” ndahet në: verimtari primare, sekondare dhe veprimtari të tjera.  Veprimtaria primare përfshinë grumbullimin e mbeturinave jo të rrezikshme, veprimtaria sekondare përfshinë aktivitetet e riparimit dhe shërbimet e tjera të menaxhimit të mbeturinave, dhe veprimatari tjera shërbyese si aktivitete shërbimi të mirëmbajtjes dhe kujdesit të shesheve (mjedisit), aktivitetet e tjera të pastrimit, pastrimi i përgjithshëm i ndërtesave, tregtia me shumicë e mbeturinave dhe hekurishteve, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave jo të rrezikshme, rikuperimi i materialeve të klasifikuara, aktivitetet e tjera shërbyese në mbështetje të bizneseve.

 

Adresa: Rruga “Bill Clinton” nr. 5, Objekti i KRM”Pastrimi” Sh.A , 10000 Prishtinë

Numri pa pagesë: 0800 77 123

Qendra e thirrjeve: 045 206 908

 

E-mail adresa: info@pastrimi.org

Web faqe: http://pastrimi.org/

KRM Ambienti SH.A. Pejë

Historik i shkurtër:

Kompania Regjionale për Mbeturina “Ambienti” SH.A. – Pejë, është Kompani Publike, me traditë pune mbi 60 vjeçare, e cila në cilësinë e shoqërisë aksionare operon që nga janari i viti 2008, e specializuar për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe të higjienës publike përfshirë bartjen e mbeturinave si veprimtari të saj themelore, në Regjionin e Pejës. Shërbimet e kësaj Ndërmarrje kanë rëndësi thelbësore për kualitetin e jetës së qytetarëve dhe ruajtjen e mjedisit jetik. Në bazë të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, KRM “Ambienti” është në pronësi të komunave sipas përqindjes së aksioneve si është përcaktuar me ligj dhe në Statutin e kompanisë.

 

Veprimtaria:

KRM “Ambienti” kryen shërbimin e mbeturinave në tre komuna të Kosovës respektivisht në Pejë, Istog, dhe Klinë. Veprimtaritë e KRM “Ambienti” përfshijnë grumbullimin e mbeturinave,  dhe shërbimet e tjera të menaxhimit të mbeturinave, si aktivitete shërbimi të mirëmbajtjes dhe kujdesit të shesheve (mjedisit), aktivitetet e tjera të pastrimit të rrugëve, pastrimi i përgjithshëm i ndërtesave, aktivitetet e tjera shërbyese në mbështetje të bizneseve, aktivitetet e përgjitshme të administratës publike dhe aktivitete të tjera.

 

Adresa: Rruga “Fatmir Ukaj” 24, 30000 Pejë

 

E-mail adresa: krm.ambienti@yahoo.com

Web faqe: http://www.krm-ambienti.org/publications.html

KRM Ekoregjioni SH.A. Prizren

Historik i shkurtër:

Kompania Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni” SH.A. – Prizren, është Kompani Publike, me traditë pune mbi 45 vjeçare, e specializuar për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe të higjienës publike përfshirë edhe bartjen e mbeturinave si veprimtari të saj themelore, në Regjionin e Prizrenit që përfshinë komunat: Prizren, Dragash, Suharekë, Rahovec dhe Malishevë. Shërbimet e kësaj Ndërmarrje kanë rëndësi thelbësore për kualitetin e jetës së qytetarëve. Në bazë të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, KRM “Ekoregjioni” është në pronësi të komunave sipas përqindjes së aksioneve si është përcaktuar me ligj, përkatësisht në Statutin e kompanisë.

Veprimtaria:

Veprimtaria e kompanisë është e rregulluar me dispozita të karakterit imerativ, Ligji për Ndërmarrjet Publike, Ligji mbi ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2004/49 mbi Veprimtaritë e ofruesve të Shërbimit të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave, Ligji për mbeturina, Vendimi për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike në qytet dhe lagjet periferike në teritorin e komunës së Prizrenit, Rregullorja për shërbime publike komunale e Komunës së Prizrenit etj. Zona e shërbimit të saj përfshinë komunat: Prizren, Suharekë, Dragash, Malshevë dhe Rahovec. Kompania ofronë shëbime si grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale në rajonin e Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Rahovecit dhe Malishevës, pastrimin e borës, menaxhimin e varrezave të qytetit dhe mirëmbajtjen e oazave të gjelbëra.

 

Adresa: Rr. Tahir Sinani, 20000 Prizren

 

Qendra e thirrjeve: +383 (0) 29 241 167

E-mail adresa: krm_ecoregjioni@yahoo.com ; info@ekoregjioni.com

Web faqe: https://ekoregjioni.com/

KRM Pastërtia SH.A. Ferizaj

 

Historik i shkurtër:

Kompania  Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” SH.A. Ferizaj është kompani me traditë pune mbi 60 vjeçare, e cila më datë 01.01.2008 fiton statusin e saj juridik si Kompani Regjionale e Mbeturinave në regjionin e Ferizaj. Në bazë të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, KRM “Pastërtia” është në pronësi të komunave Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik, sipas përqindjes së aksioneve si është përcaktuar me ligj, përkatësisht në Statutin e kompanisë.

Veprimtaria:

Fushëveprimtaria e kompanisë është e përcaktuar në bazë të licëncës me të cilën disponon, dhe ndahet në: fushëveprimtari primare dhe sekondare. Veprimtaria primare përfshinë Grumbullimin e mbeturinave jo të rrezikshme, shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të mbeturinave dhe shitja e tyre ndërsa veprimtaria Sekondare përshinë Aktivitetet e tjera të pastrimit, larja dhe spërkatja e rrugëve, mirëmbajtja e hapsirave të gjelbëruara, mirëmbajtja e shërbimeve dimërore, bartja dhe groposja e shtazëve të ngordhura, si dhe veprimtaritë të tjera si Trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave jo të rrezikshme, Rikuperimi i materialeve të klasifikuara, Tregtia me shumicë e mbeturinave dhe hekurishteve, Aktivitetet e tjera shërbyese në mbështetje të bizneseve.

 

Adresa: Rruga “Enver Topalli” nr. 47, 70000 Ferizaj

 

Qendra e thirrjeve: +383 (0) 290 325 025

E-mail adresa: krm_pastertia@yahoo.com

Web faqe: http://pastertia.com/

 

 

 

 

KRM Çabrati SH.A. Gjakovë

 

Historik i shkurtër:

Kompania  Regjionale për Mbeturina “Çabrati” SH.A. Gjakovë është kompani me traditë pune mbi 70 vjeçare, e cila më datë 01.01.2008 fiton statusin e saj juridik si Kompani Regjionale e Mbeturinave në komunën e Gjakovës, ku pronare e kompanisë është Komuna (me 100% të aksioneve) dhe përmes trupave si: Komisionit Komunal i Aksionarëve, Bordi Drejtorëve dhe Stafit Menaxhues, bëhet mbikëqyrja dhe udhëheqja e Kompanisë.

Veprimtaria:

Fushëveprimtaria e KRM “Çabrati” SH.A. Gjakovë përfshinë aktivitetet e mëposhtme mirpo pa u kufizuar në to si: Grumbullimin e mbeturinave në komunën e Gjakovës, Grumbullimi i mbeturinave jo të rrezikshme dhe të rrezikshme, trajtim i mbeturinave dhe asgjësimi i tyre, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, aktivitetet e pastrimit, pastrimi i përgjithshëm i ndertesave, objekteve industriale, aktivitete shërbimi të mirëmbajtjes dhe kujdesit të shesheve, larjen e rrugëve, heqjen e borës, shërbime funerale dhe aktivitetet e lidhura me to, rikuperimi i materialeve dhe atyre të klasifikuara.

 

Adresa: Rruga “Mazllom Lakuci”, 50000 Gjakovë

 

Qendra e thirrjeve: +381 (0)390/321 588

E-mail adresa: info@cabrati.com

Web faqe: https://cabrati.com/

 

 

 

KRM Eco-Higjiena SH.P.K. Gjilan

Historik i shkurtër:

Eco-Higjiena sh.p.k., me seli në Gjilan, është e themeluar më datën 23 maj 2012, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ndërsa veprimtarinë e saj e ka filluar më datë 1 Korrik të vitit 2012. Eco-Higjiena është kompania e parë edhe e vetme në Kosovë në fushën e pastrimit, e cila është themeluar sipas Marrëveshjes së Partneritetit Publiko-Privat dhe kryen shërbimet e pastrimit me një shtrirje gjeografike në territorin e Regjionit të Gjilanit. Aktiviteti i saj shtrihet në Regjionin Jug-Lindor të Kosovës: Gjilan, Viti dhe Kamenicë ndërsa ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Komunën Novobërd, Partesh, Ranilluk, dhe Kllokot.

Veprimtaria:

Kompania ushtron aktivitetin primar si Grumbullimin dhe bartjen e mbetjeve urbane dhe deponimin e tyre si dhe aktivitetet sekondare si Fshirja, larja, spërkatja, mirëmbajtja e parqeve, Mirëmbajtja dimërore, Mirëmbajtja e tregut të gjelbër, Veprimtari të përgjithshme të shërbimeve publike. Me aktivitetet që ushtron Eco-Higjiena, ndikon direkt në mbrojtjen e ambientit dhe hapësirës ekologjike dhe në mënyrë indirekte në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të regjionit të Gjilanit.

 

Adresa: Rr.Fehmi Agani nr.17, 60000 Gjilan

 

Qendra e thirrjeve: +383 (0) 45 71 70 77

E-mail adresa: office@ecohigjiena.com

Web faqe: http://ecohigjiena.com/v2/

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë “KMDK” SH.A.

Historik i shkurtër:

Në bazë të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK SH. A.), është kompani e legalizuar dhe e licencuar për menaxhimin e deponive sanitare regjionale të mbeturinave Komunale në Republikën e Kosovës, e korporatizuar dhe e regjistruar si Shoqëri Aksionare konform Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare. Struktura institucionale, roli dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante në menaxhimin e DS të mbeturinave në Kosovë janë përcaktuar me legjislacionin që është në fuqi, në bazë të cilit është emëruar Bordi i Drejtorëve nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (NR. 03/L-087) përmes Njësisë për Politika dhe Monitorim, mbikëqyrë afarizmin e ndërmarrjeve publike të cilat janë në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe përkujdeset për monitorimin dhe transparencën e tyre.

Veprimtaria:

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë “KMDK” SH.A. është themeluar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, donacion i dhënë nga Agjencia Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (AER). “KMDK” menaxhon me këto asete konform legjislacionit në fuqi dhe standardeve të e përcaktuara me qellim të ruajtjes së mjedisit dhe rritjes së vlerës së aseteve të kompanisë. Kompania ofron  shërbimet e veta në këto Deponi regjionale: Deponia Sanitare e Mirashit –  Prishtinë, Deponia Sanitare e Dumnicës – Podujevë, Deponia Sanitare e Landovicës – Prizren, Deponia Sanitare e Velekincës  –  Gjilan, dhe Stacionin e  Transferit  në Ferizaj.

 

Adresa: Rruga “Bekim Fehmiu” 137, Lakrishtë, 10000 Prishtinë

 

Qendra e thirrjeve: 383 (0) 38 600 551; 600 552

E-mail adresa: info@kmdk-ks.org

Web faqe: https://www.kmdk-ks.org/

NPL Higjiena SH.A. Deçan

Historik i shkurtër:

NPL ” Higjiena” është ndërmarrje e specializuar dhe e licencuar në kryerjen e shërbimeve me rëndësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve – bartjen e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike. Ndëmarrja është në funksion që nga koha e paraluftës për të vazhduar edhe pasluftës bashkë me “Hidrodrinin” duke ofruar shërbime të ujit dhe menaxhimit të mbeturinave deri në vitin 2006. Nga viti 2006 Ndërmarrja “Higjiena” ka filluar e vetëm shërbimet në menaxhimin e mbeturinave si një njësi operacionale në 100% të teritorit të komunës së Deçanit.

Veprimtaria:

Fushëveprimtaria e ndërmarrjes ndahet në veprimtari primare, sekondare dhe veprimtari të tjera. Veprimtaria primare përfshinë: Grumbullimin e mbeturinave jo të rrezikshme, veprimtaria sekondare përfshinë Trajtimin dhe asgjësimi i mbeturinave jo të rrezikshme dhe aktivitete tjera si Përgatitja e vendpunishtes, Grumbullimi i mbeturinave të rrezikshme, Pastrimi i përgjithshëm i ndërtesave, Aktivitetet e tjera të pastrimit të ndërtesave, objeteve industriale, Aktivitetet e tjera të pastrimit, Funksionimi i objekteve sportive, Aktivitetet e tjera sportive dhe të Kanalizimit.

 

Adresa: Rruga “UÇK”, 51000 Deçan

 

Qendra e thirrjeve: 049 766 336 ; 049 766 361

E-mail adresa: higjiena.de@gmail.com

Web faqe: http://higjiena.com/

NPK ''Ekologjia'' SH.A. Graçanicë

Historik i shkurtër:

Ndërmarja publike – komunale “Ekologjia” SH.A. Graçanicë është ndërmarrje sapo e themeluar publike lokale, me qëllim të kryerjes së punëve të interesit publik dhe ofrimit të shërbimeve publike komunale në territorin e Komunës së Graçanicës, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Veprimtaria:

Aktivitetet themelore të NPK Ekologjija janë: Mbledhja, largimi dhe transportimi i mbeturinave, Mirëmabjtja e hapësirave të gjelbëruara dhe publike, Pastrimi dhe heqja e deponive të egra, Mirëmbajtja e rrugëve lokale, Mirëmbajtja e rrugëve lokale në kushtet e dimrit, Mirëmbajtja e oxhaqeve të ekonomive familjare dhe objekteve të tjera, Organizimi dhe mirëmbajtja e varrezave lokale, Mirëmbajtja e rrjetit lokal të kanalizimit, Shërbimet e makinerive ndërtimore, aktivitete artizanale, aktivitetet të pastrimit, aktivitetet tjera të pastrimit etj.

 

Adresa: Rruga “Car Lazar” p.n. objekti i Qendrës tregtare, 10500 Graçanicë

 

E-mail adresa:  ekologijadd@gmail.com

Web faqe: https://www.ekologijagracanica.com/

NPL ''Përparimi'' SH.A. Vushtrri

Historik i shkurtër:

Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi” SH.A. Vushtrri, është ndërmarrje e themeluar së fundmi, ku më datë 05/02/2021 Komisioni i aksionerëve të ndërmarrjes aprovoi statutin e ndërmarrjes, për të hapur rrugën për regjistrimin e saj, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike në Komunën e Vushtrrisë.

Veprimtaria:

Fushëveprimtaria e ndërmarrjes ndahet në veprimtari primare, sekondare dhe veprimtari të tjera. Veprimtaria primare e ndërmarrjes përfshinë Aktivitete shërbimi të mirëmbajtjes dhe kujdesit të shesheve (mjedisit), ndërkaq veprimtaria sekondare përfshinë Pastrimin e përgjithshëm të ndërtesave, si dhe aktivitete tjera si Kanalizimi dhe Transporti rrugor i mallrave.

 

Adresa: Rruga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nr.82, 42000 Vushtrri

 

E-mail adresa: npl.perparimi@outlook.com

Web faqe: https://www.facebook.com/people/NPL-P%C3%ABrparimi-Sh-A-Vushtrri/100077416304477/

NPL ''Eko Natyra'' SH.A. Skenderaj

Historik i shkurtër:

Ndërmarrja Publike Lokale “Eko Natyra” SH.A. Skenderaj, është ndërmarrje e themeluar së fundmi, ku më datë 05/07/2021 Komuna e Skenderaj pranoi çertifikatën e regjistrimit të Ndërmarrjes e cila u themelua me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave publike, shesheve, menaxhimin e mbeturinave, kultivimin dhe mbjelljen e drunjve dekorativ dhe luleve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve e objekteve publike në komunën e Skenderaj.

Veprimtaria:

Fushëveprimtaria e ndërmarrjes sipas ligjit dhe statutit të saj ndahet në veprimtari primare, sekondare dhe veprimtari të tjera. Veprimtaria primare përfshinë Aktivitete shërbimi të mirëmbajtjes dhe kujdesit të shesheve (mjedisit), veprimtaria sekondare përfshinë Aktivitetet e riparimit dhe shërbimet e tjera të menaxhimit të mbeturinave, dhe veprimatari tjera shërbyese si Demolimi i objekteve, Përgatitja e vendpunishtes, Instalime elektrike, Punime hidraulike, instalime të ngrohjes dhe kondicionimit të ajrit, Pastrimi i përgjithshëm i ndërtesave, Kanalizimi, Aktivitetet e tjera shërbyese në mbështetje të bizneseve, Aktivitetet e parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar, Shërbimet funerale dhe aktivitetet e lidhura me to, Rikuperimi i materialeve të klasifikuara, Aktivitetet e tjera të pastrimit të ndërtesave, objeteve industrial, Aktivitetet e tjera të pastrimit dhe sërë aktivitete të tjera.

 

Adresa: Rruga 28 Nëntori, p.n. 41000 Skenderaj

 

Qendra e thirrjeve:  045 609 289

 

E-mail adresa: eko.natyra2021@gmail.com

Web faqe: https://www.facebook.com/EkoNatyraSK