10 Shtator 2021

Këshilli profesional i operativës nis trajnimet për përdorimin e programit të raportimit të brendshëm të performimit për kompanitë publike të mbeturinave, përkrahur nga GIZ SMS.
Aplikimi i formatit të unifikuar për raportim të proceseve në kuadër të ndërrmarrjeve publike regjionale dhe komunale ka për synim krijimin e një databaze reale për shërbimet e ofruara në nivel vendi nga KRM-të, NPL-të dhe KMDK me qëllim ngritjen e performances së shërbimeve të ofruara dhe krijimin e një platforme të unifikuar të komplet këtij sektori.
Grupet e para u zhvilluan me pjesëmarrjen e menaxherëve të njësive operative pranë KRM “Ambienti” Pejë, KRM “Ekoregjioni” Prizren dhe NPL Higjiena Deçan, për të vazhduar javën e ardhshme me grupet tjera.
PAMKOS falenderon GIZ SMS për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.