Në takimin e zhvilluar me Ministren e Ekonomisë znj.Rizvanolli , Zv.Ministrin zt.Arifaj dhe Udhëheqësin e njësisë për Politika dhe Monitorimin e ndërrmarrjeve publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë zt.Imeri, drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të kompanive publike të menaxhimit të mbeturinave PAMKOS znj.Beu-Muçaj informoi Ministren lidhur me gjendjen në kompanitë publike të mbeturinave, inkasimin, performancën e tyre përkundër sfidave dhe problemet infrastrukturore me të cilat ato përballen; tema këto që do të synojnë zhvillimin e politikave që favorizojnë kushte më të mira operuese nëpër ndërrmarrje dhe që drejtpërsëdrejti ndikojnë në përmirësimin dhe efikasitetin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave dhe trajtimit të tyre në nivel vendi.
Prej anës së PAMKOS u propozua krijimi i një grupi punues ndërministror, ku përfshirja e njësisë për Monitorim dhe Politika të ndërrmarrjeve publike dhe ministrive të linjës, do të synojë të adresojë dhe trajtojë sfidat e sektorit në menaxhimin e mbeturinave dhe zhvillimin e politikave stimuluese për rritjen e performancës së kompanive rajonale të mbeturinave dhe komplet sektorit.
Falenderojmë ministren znj.Rizvanolli dhe stafit të deleguar për mikpritjen dhe gadishmërinë e treguar për bashkëpunim me PAMKOS sipas kompetencave që ofrohen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.