12 Shtator 2002
Në kuadër të planit të fizibilitetit “Zhvillimi i Planit për menaxhimin e mbeturinave të Ndertimit dhe Demolimit”financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, PAMKOS si përfaqësuese e kompanive publike të menaxhimit të mbeturinave mori pjesë në punetorinë e zhvilluar me përfaqësues të grupit teknik për hartimin e këtij plani.
Kompania konsulente e angazhuar prej BERZH prezentoi rezultatet e vlerësimit të situatës aktuale referuar aspektit institucional dhe financiar për këtë fraksion të mbeturinave, i cili paraqitet shqetësues në nivel vendi dhe shpeshherë përbën problem edhe për kompanitë e grumbullimit të mbeturinave gjatë punës operative në terren.