6 Tetor 2022

 

Në takimin e zhvilluar me Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Kompanive të menaxhimit të mbeturinave PAMKOS znj.Beu-Muçaj informoi Ministrin z.Krasniqi lidhur me të arriturat dhe nevojat e sektorit.
Njëherësh gjatë takimit u shkëmbyen informata rreth projekteve që planifikohen të zhvillohen për këtë sektor, të cilat do të ndihmojnë kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetar.
Falenderojmë ministrin z. Krasniqi për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gadishmërinë e treguar për takim të përbashkët me Asociacionin PAMKOS.