Në një takim miqësor zhvilluar me ndërrmarrjen publike të grumbullimit të mbeturinave D.O.O Komunalne Djelatnosti -Plava, KRM “Çabrati” Gjakovë dhe Asociacionit PAMKOS u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit midis dy kompanive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare referuar edhe mbi përvojën paraprake të implementimit të projekteve ndërkufitare mes dy ndërrmarrjeve publike.
Përvoja e mëhershme me projekte të përbashkëta mes dy kompanive publike, mbështetur prej fondeve të IPA, ka ndihmuar secilën kompani, në këtë rast KRM “Çabrati” dhe Komunalne Djelatnosti -Plava, me mbështetje në kapacitete për inicimin e proçeseve të trajtimit të mbeturinave prej anës së kompanive publike me fokus zhvillimin e ndarjes së mbeturinave në burim.