22 Shtator 2022

 

Kishim kënaqësinë të mirëpresim sot në një takim njoftues dhe informues me përfaqësues të GIZ Gmbh në Shqipëri z.Gavrosh Zela dhe znj.Yllka Sela.
Takimi u zhvillua me qëllim të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me aktorë të ndryshëm që veprojnë në sektorin e manaxhimit të mbetjeve në kuadër të zbatimit të Programit Rajonal “Manaxhimi i integruar i mbetjeve dhe parandalimi i mbetjeve detare në Ballkanin Perëndimor”, i cili përveq që zbatohet në Shqipëri dhe Kosovë, gjenë zbatim edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Mal të Zi, gjatë viteve 2022-2025.
Gjatë takimit përfaqësuesit e këtij programi rajonal, informuan rreth drejtimeve kryesore të projektit, stafit të projektit, bashkëpunimin në të ardhmen dhe fushat kryesore të ndërhyrjes së këtij programi si: Krijimi i një shkëmbimi rajonal për parandalimin e përbashkët të shkarkimit të mbetjeve plastike në detin Adriatik, Forcimi i kapaciteteve të aktorëve kombëtarë për zbatimin e legjislacionit për reduktimin e mbetjeve plastike në çdo vend, Proceset mbështetëse të bazuara në konceptet e ekonomisë rrethore, Këshillim për aplikimin e metodës Waste Flow Diagram (WFD) për të përmirësuar bazën e të dhënave për rrjedhjet plastike, gjithashtu në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe Rritja e ndërgjegjësimit, përmes konceptit të “Zonës së ulët të plastikës” dhe aktiviteteve tjera përmes mediave sociale.
Ndërkaq në kuadër të ndërveprimit me kompanitë e menaxhimit të mbeturinave, si PAMKOS ofrojmë mbështetje në implementimin e projektit rajonal me impakt në përmirësimin e mjedisit jetik për të gjitha shtetet e rajoneve ku do të implementohet programi, shtoi gjatë takimi drejtoresha e PAMKOS.