5 Tetor 2022

 

Asociacioni i Kompanive Publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS” pritën sot në një takim Kryetarin e Odës Ekonomike z. Lulzim Rafuna dhe përfaqësues të tjerë, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimeve të mundshme mes PAMKOS dhe OEK.
Në vijim, përfaqësues prej OEK dhe Kryetari i shoqatës të riciklimit themeluar rishtazi, diskutuan lidhur me aktivitetet që kanë nisur t’i zhvillojnë në kuadër të odës.
Gjatë takimit, drejtoresha e PAMKOS znj. Beu Muçaj theksoi gatishmërinë për bashkëpunim dy palësh mes subjekteve, që ndihmojnë në zhvillime të mëtutjeshme të sektorit, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të fuqizuar veprimtaritë dhe bashkërendimin mes kompanive, dhe mbrojtjen e interesave të tyre karshi problemeve me të cilat ballafaqohen anëtarët.
Njëherësh, gjatë takimit u propozua që ky bashkëpunim të finalizohet me marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet Asociacionit PAMKOS dhe Odës Ekonomike të Kosovës, me qëllim të bashkërendimeve në proçese që përkrahin zhvillimin e ekonomisë qarkore në të ardhmen.