13 Shtator 2022

 

Me qëllim të mirëkordinimit të proceseve që ndërlidhen me grantin e performancës së KfW dhe GIZ, u zhvillua takim i përbashkët mes donatorëve të grantit përmes përfaqësuesve të KfW, GIZ SMS, përfaqësues të kompanisë FAUN dhe Kompanive Regjionale të Mbeturinave(KRM).
Gjatë takimit të përbashkët me kryeshefë të Kompanive Regjionale u adresuan pyetje dhe komente lidhur me procesin e garancionit, servisit, listës dhe distribuimit të pjesëve rezervë sipas grantit, çështje këto të rëndësishme gjatë operimit dhe shfrytëzimin e duhur të aseteve të komunave përfituese të granteve dhe që përdoren gjatë ofrimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në komunat respektive.