23 Qershor 2021

Asociacioni i Kompanive të Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës PAMKOS ka zhvilluar punëtorinë e radhës me të gjithë akterët e sektorit publik të menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi, përfaqësuar nga Kryeshefët e kompanive rajonale dhe lokale të grumbullimi të mbeturinave njëherësh Bordi drejtues i PAMKOS, përfaqësues prej KMDK-së si dhe zyrtarë financiarë, juridikë dhe operativë njëherësh Këshillat Profesional të PAMKOS.
Në kuadër të kësaj punëtorie, krahas revidimit dhe plotësimit të rregulloreve të brendshme dhe sistematizimit të strukturave organizative në kuadër të asociacionit si përfaqësues i ndërrmarrjeve publike rajonale të menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi në partneritet të ngushtë me GIZ projekti “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” u prezentua formati i raportimit të unifikuar i komplet sektorit të mbeturinave, përmes së cilit synohet krijimi i nje databaze reale për shërbimin e ofruar në nivel vendi.
Njëkohësisht informata shtesë lidhur me shërbimet që ofrohen prej anës së anëtarëve të PAMKOS respektivisht, Kompanive Rajonale të Mbeturinave (KRM-ve), Ndërrmarrjeve Publike Lokale (NPL-ve) dhe Kompanisë së Menaxhimit të Deponive (KMDK-së) do të mund të jenë të qasshme për qytetarë përmes webfaqes së përbashkët www.pamkos-ks.org
Duke ju referuar përmbajtjes së rregullave për eleminim të rrezikut të infektimit prej COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit publik, pjesëmarrja në punëtori është zhvilluar në dy grupe të ndara në dy ditë, me qrast punëtoria me grupin e dytë do të mbahet nesër, me të gjithë Menaxherët e njësive operative të KRM-ve.
PAMKOS falenderon të gjithë pjesëmarrësit për prezencën dhe bashkëpunimin e tyre në këtë punëtori si dhe GIZ SMS për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.