28 Shtator 2022

 

Përmes kompanisë kontraktuese “GFS” dhe me mbështetje të GIZ projekti “Shërbime të qëndrueshme komunale (SMS)”, pranë kompanive për menaxhim të mbeturinave, anëtare në asociacion, po zhvillohen takimet dhe inspektimet e nevojshme referuar vlerësimit të riskut në vendin e punës.
Ky proces i vlerësimit të riskut, ka për qëllim krijimin e një pasqyre reale mbi rrezikshmëritë të cilat mund të paraqiten në vendin e punës përmes një raporti të detajuar të matjeve mbi kushtet mikroklimatike si temperatura, lagështia relative, shpejtësia e lëvizjes se ajrit dhe dëmtuesve fizik, konform ligjeve të Republikës së Kosovës dhe standardeve të BE-së.
Këto inspektime janë përmbyllur në kompanitë regjionale: “Pastrimi” Prishtinë, “Çabrati” Gjakovë, “Ambienti” Pejë dhe në ndërmarrjet publike lokale: “Higjiena” Deçan, “Ekologjia” Graçanicë, për të vazhduar tutje me Npl “Përparimi” Vushtrri dhe ndërmarrjen qëndrore “KMDK”.