1 Shtator 2022

 

Në bashkërendim me GIZ SMS dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, kryeshefët ekzekutivë dhe zyrtarë pranë kompanive për menaxhim të mbeturinave, morrën pjesë në punëtorinë e përbashkët mbi mjete dhe metodologji për procese të planifikimit në menaxhimin e mbeturinave, e cila u zhvillua gjatë datave 29 – 31 gusht 2022.
Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte të shërbejë si platformë për ndarje të përvojave mbi temat e planifikimit të duhur dhe përmirësim të sistemit të menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal.
Në punëtori u prezantuan procese dhe metoda për arritje të qëndrueshmërisë financiare, modele të operatorit, si dhe shembuj praktik të planifikimit të shërbimit, bazuar në mjete dhe praktika të reja.
Falenderojmë Asociacionin e Komunave të Kosovës për bashkëpunimin dhe bashkërendimin në implementimin e reformave në sektor.