16 Qershor 2021

Pas përfundimit me sukses të “Garës për Gjakovë të pastër” sot ju shpërndamë mirënjohje ambientalistëve të cilët falë angazhimit të tyre në mbrojtjen dhe pastrimin e ambientit, e bënë të mundur realizimin me sukses të kësaj gare!
 
PAMKOS së bashku me KRM-të do të mbështesin gjithmonë fuqishëm projektet që synojnë një ambient të pastër dhe ekologjik njëherësh falenderojmë KRM Çabratin të cilët si çdo ditë të vitit edhe në këtë garë u angazhuan në aktivitete të shumta që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së ambientit!
Kjo garë u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Gjakovës me KRM Çabrati, PAMKOS, insitucionet arsimore, bashkësitë lokale, Policinë e Kosovës, KFOR-i Turk, organizata jo-qeveritare e shumë qytetarë ambientalistë!