17 Janar 2022

 

Asociacioni i ndërrmarrjeve publike për menaxhim të mbeturinave PAMKOS zhvillon takim me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI).
Në kuadër të takimit, fillimisht ministri z.Liburn Aliu, u njoftua me fushëveprimin dhe situatën e ndërrmarrjeve publike të nivelit rajonal dhe lokal duke vijuar takimin në formatin e një diskutimi konstruktiv rreth proçeseve për menaxhim të integruar të mbeturinave dhe nevojat prioritare për zhvillimin e planeve që synojnë zvogëlimin e mbeturinave që deponohen në deponi.
Kryeshefat ekzekutivë të Ndërrmarrjeve rajonale (KRM) dhe lokale (NPL) si dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) shprehën gadishmërinë e tyre për përkrahjen dhe bashkëpunimin në të gjitha aktivitetet që synojnë zhvillimin e sektorit dhe fuqizojnë ekonominë qarkore në nivel vendi.
Takimi u përmbyll me bashkërendim të aktiviteteve përcjellëse me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve dhe zhvillim të sektorit.