24 Mars 2023

 

I mbajtur në Tiranë dhe financuar nga Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ), në kuadër të programit ndërshtetëror “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë konferencë morrën pjesë përfaqësues të Ministrive të Mjedisit të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, Organizata të ndryshme, shoqatave të biznesit dhe përfaqësuesve të sektorit privat nga #Shqipëria, #Bosnja dhe Hercegovina, #Kosova dhe #Mali i Zi, duke siguruar një forum për partnerët rajonalë, ekspertët dhe palët e tjera të interesuara për të reflektuar mësimet e nxjerra dhe shkëmbyer përvojat mbi aktivitetet e planifikuara të përbashkëta për parandalimin e mbetjeve plastike në katër vendet partnere në kuadër të projektit rajonal të #GIZ.