15 Dhjetor 2022

 

Në kuadër të mbështetjes prej GIZ SMS në fushën e sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit në vendin e punës, punëtorët e ndërmarrjeve publike, të cilët shërbejnë në zona të rrezikuara nga mbetjet medicinale si dhe punëtorët pranë deponve sanitare, janë duke u pajisur me pajisje mbrojtëse të punës.
Siguria dhe ruajtja e shëndetit të punëtorëve që operojnë në shërbimin e grumbullimit të mbeturinave mbetet prioritet që është duke u adresuar në të gjitha ndërmarrjet publike të sektorit të mbeturinave.
Falenderojmë GIZ-in gjerman për përkrahjen në pajisjet e punës për ndërmarrjet e sektorit!