E premte, 3 Mars 2023
Komuna e Graçanicës, në bashkëpunim me NPK “Ekologija” dhe kompaninë “Ballkan Recycling & Energy LLC” nënshkruan në objektin e Komunës së Graçanicës, Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal.
Kjo Marrëveshje para së gjithash i referohet reduktimit të mbeturinave përmes ndarjes selektive të mbeturinave për riciklim, me synim uljen e sasisë së transferuar në deponinë qëndrore.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të Kryetarës së Komunës së Graçanicës, znj. Ljiljane Šubarić, nënshkruar nga drejtori i Departamentit komunal të Shërbimeve Publike, znj. Vlladica Trajkoviq, drejtori i NPL “Ekologija” z. Dejan Dimitrijević dhe përfaqësuesi i kompanisë “Balkan Recycling&Energy LLC”.
Sipas kryetarës znj. Šubarić, kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse do të përmirësojë planin lokal për menaxhimin e mbeturinave, si dhe do të ofrojë vende të reja pune.
Njëherësh edhe drejtori i Departamentit të Shërbimeve Publike në Komunën e Graçanicës, z. Vlladica Trajkoviq theksoi se Komuna e Graçanicës ka vite që merret me menaxhimin e mbeturinave dhe në këtë kuptim ka praktikë dhe përvojë të mirë me shumë institucione dhe organizata relevante, vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërsa drejtori i NPK “Ekologjia” z. Dejan Dimitrijeviq thekoi se, përveç grumbullimit dhe largimit të rregullt të mbeturinave dhe rregullimit të sipërfaqeve të gjelbra, kjo ndërmarrje është duke punuar edhe në ide dhe iniciativa të reja që do të përmirësojnë punën e tyre dhe se në këtë kuptim marrëveshja e nënshkruar është e shumëfishtë.
“Prej muajsh kemi problem me mbeturinat që i dërgojmë në deponi, ku së fundmi është rritur tarifa e deponimit të mbeturinave. Andaj tani kemi mundësinë të riciklojmë të gjithë materialin e riciklueshëm që ka një vlerë për këtë kompani, e cila do të kryejë përpunimin e mëtejshëm. Për ne kjo do të thotë më pak mbeturina të dërguara në deponi, që është një kursim i madh, sepse do të ulim edhe shpenzimet e transportit, njëherësh do ta shfrytëzojmë në njëfarë mënyre edhe infrastrukturën e kompanisë, që në përgjithësi do të ndikojë në efikasitetin tonë”, shtoi në fund z. Dimitrijeviq.