23 Qershor 2021
Sot u nënshkrua marrëveshja e anëtarësisë mes Ndërrmarjes Publike Lokale “Eko-Natyra” Sh.A. Skenderaj përfaqësuar nga Kryeshefi ekzekutiv z.Arben Veliu, kryesuesi i komisionit të aksionerëve të ndërrmarrjes z.Gani Kerolli dhe Asociacionit të kompanive të menaxhimit të mbeturinave PAMKOS përfaqësuar nga Drejtoresha ekzekutive znj.Beu Muçaj.
Në kuadër të programeve implementuese dhe bashkëpunimit mes kompanive të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërrmarrjeve publike në nivel vendi dhe Asociacionit PAMKOS synohet bashkërendim i aktiviteteve sipas fushave respektive:
• Avokim dhe Lobim;
• Ofrimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të ndërrmarrjeve si edhe nga fusha e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimi i mbeturinave;
• Ambient dhe mbrojtje të mjedisit; Hulumtime dhe Analiza;
• Përkrahje të institutioneve në punimin e planeve, tarifave dhe rregulloreve komunale nga fusha e menaxhimit të mbeturinave;
• Mbështetje në ndarje, trajtim, kompostim dhe riciklim të mbeturinave;
• Mbështetje në aktivitete lidhur me pastrimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara, lumenjve, liqeneve, parqeve publike etj;
• Përkrahje e anëtarëve të asociacionit në përgaditjen për punë dhe veprime në situata të jashtëzakonshme duke ju ofruar ndihmë profesionale, ndihmë në organizimin e punës si dhe në aftësimin e kuadrove profesionale të këtyre masave;
• Bashkëpunimin me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit;
• Bashkëpunimi dhe koordinimi i punëve në mes të ndërmarrjeve që kanë veprimtari të njejtë në Kosovë dhe përpunimi i të dhënave sipas programeve të unifikuar.
Ndërmarrja Publike Lokale “Eko-Natyra” SH.A. Skenderaj, si anëtare e rregullt në Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova “PAMKOS”, do të përfaqësohet në nivelin e anëtarit të bordit drejtues të Asociacionit nëpërmjet Kryeshefit ekzekutiv z.Arben Veliu.