Në një takim të frytshëm me zyrtarë të kompanisë rajonale të mbeturinave KRM “Ambienti” sh.a përfaqësuar prej zyrtares për çeshtje financiare znj.Grapçi u adresuan sfidat dhe nevojat e kompanisë me qëllim të bashkërendimit të proçeseve mes Asociacionit PAMKOS dhe KRM-ve, të cilat synojnë të ndihmojnë kompanitë publike të menaxhimit të mbeturinave në rritjen e vazhdueshme të performacës së tyre gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre konform statutit.
Përmes zhvillimit të takimeve me zyrtarë të këshilleve profesionale të kompanive rajonale të mbeturinave dhe PAMKOS synohet të analizohen dhe adresohen kërkesat e sektorit të menaxhimit të mbeturinave tek institucionet qeveritare vendore si edhe tek partnerët ndërkombëtarë.
Asociacioni PAMKOS ka për synim përmbushjen e qëllimeve strategjike të saj në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të kompanive rajonale të mbeturinave, vazhdimësinë në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave të këshillave profesionalë, krijimit të një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë anëtare, si dhe të realizojë përmirësimin e efektshmërisë së shërbimit dhe rritjen e përformancës së tyre për një mjedis më të pastër në nivel vendi.