Me ftesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infraskuturës, sot u mbajt takimi i parë lidhur me organizimin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit.
Në këtë takim morrën pjesë anëtarët e Këshillit Organizativ për shënimin e kësaj dite, ku u diskutua mbi aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarja e përgjegjësive të anëtarëve të KO-tiv mbi rëndësinë e koordinimit për aksione të përbashkëta me komunitet, shkolla dhe kompani publike.
Dita Botërore e Mjedisit festohet çdo vit më 5 Qershor, duke angazhuar qeveritë, bizneset dhe qytetarët në një përpjekje për të adresuar çështje të ngutshme mjedisore me qëllim zhvillimin e një platforme globale për rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për çështje urgjente nga ngrohja globale dhe ndotja detare te konsumi i qëndrueshëm dhe krimi i botës së egër si edhe nxitja e aktiviteteve dhe aksioneve për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.