18 Maj 2022

 

GIZ SMS në bashkëkoordinim me PAMKOS, ka organizuar trajnimet për kamionë, në kuadër të donacioneve të shtetit Gjerman të fituara sipas skemave të Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i pastër përmes GIZ dhe KFW.
Trajnimet do të zhvillohen përgjatë tre ditëve me pjesëmarrjen e zyrtarëve kompetentë pranë Kompanive Regjionale të Mbeturinave dhe trajnerëve gjerman të angazhuar nga kompania prodhuese gjermane FAUN.
Në ditën e parë të trajnimit morrën pjesë vozitësit dhe punëtorët operativ pranë KRM Ambienti regjioni Pejë, KRM Çabrati Gjakovë dhe KRM Eco-Higjiena regjioni i Gjilanit. Ndërkaq mekanikët pranë të gjitha KRM-ve do të vijojnë trajnim intensivë tërëditor për tre ditë.
Gjatë trajnimeve pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime dhe ndarje të përvojave, duke pasur mundësinë që të ushtrojnë në mënyrë praktike gjdo detaj të kamionëve me qëllim të funksionalizimit sa më të mirë të tyre dhe duke pasur parasyshë specifikat e kamionëve.
Falenderojmë GIZ SMS për përkrahjen e vazhdueshme në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.