13 Gush 2021

Kompanitë për menaxhimin e mbeturinave respektivisht KRM-të dhe NPL-të janë në gatishmëri dhe të përgaditur t’ju ofrojnë ndihmë institucioneve përkatëse në luftën kundër zjarreve në rast se kërkohet ndihmë prej tyre, përmes cisternave të cilat kompanitë i posedojnë.
Edhe pse deri tash situata është nën kontroll, aktualisht vendi ynë vazhdon të jetë i përfshirë në disa vatra zjarri, nëpër disa lokalitete të Kosovës.
Është me rëndësi të theksohet se mobilizimi i të gjitha institucioneve tona nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse mungon edhe përgjegjësia qytetare. Përkundër temperaturave të larta zjarret në disa raste janë shkaktuar edhe nga qytetarë të papergjegjshëm.
Le të bëjmë pjesën tonë për të zvogëluar këtë dukuri duke mos ndezur zjarre, mos i hidhni bishtat e cigareve jashtë, mos hidhni hirin jashtë, mos i lini mbeturinat në natyrë pasi shishet e qelqit, veçanërisht pjesa e poshtme e shisheve, veprojnë si lente, grumbullojnë nxehtësi dhe mund të shkaktojnë zjarre, mos ndizni fishekzjarre.
Nëse shihni një zjarr diku, raportojeni atë tek autoritetet menjëherë!