14 Tetor 2022

 

Asociacioni i Kompanive të Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës PAM.KOS, mbështetur nga GIZ SMS, zhvilloi punëtori tre ditore me të gjithë akterët e sektorit publik të menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi, përfaqësuar nga kryeshefët e kompanive rajonale dhe lokale të grumbullimi të mbeturinave, përfaqësues prej KMDK-së, menaxherë operativë të të gjitha njësive në komuna si dhe zyrtarë financiar, juridik dhe operativ, njëherësh Këshillat Profesional të PAMKOS.
Në ditën e parë të punëtorisë janë diskutuar procese të brendshme të kompanive, si ndarje e përgjegjësive mes këshillave dhe pjesëmarrësve të tjerë.
Ndërkohë, dita e dytë e punëtorisë, vijoi me prezentimin e gjetjeve aktuale sipas procesit të inspektimit profesional zhvilluar në të gjitha ndërrmarrjet publike referuar vlerësimit të riskut dhe kërkesave për përmirësim të kushteve për punëtorët në ndërrmarje me fokus në operativë, si edhe zhvillimin e trajnimeve për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë brenda kompanive dhe njësive nëpër komuna. Referuar saj, GFS Training Center&Consulting paraqitën para pjesëmarrësve rëndësinë dhe kërkesat ligjore që ndërlidhen me këtë proces si dhe masat që duhet të ndërrmirren prej anës së kompanive.
Pjesa e dytë e punëtorisë vijoji me trajnime për zyrtarë financiarë lidhur me vlerësimin e ndryshimeve potenciale të kostove operative referuar shërbimit të grumbullimit të mbeturinave dhe implikimet potenciale në tarifën aktuale të zbatuar. Ndërkohë rëndësia e rishikimit të planeve operative dhe zhvillimi i metodologjisë për hartimin e tyre zhvilluar nga EcoDES Consultancy, u trajtua si pjesë e integruar e punëtorisë me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të menaxherëve të njësive dhe operativës e cila ndërlidhet drejtpërsëdrejti me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara për qytetarë dhe rritjen e efikasitetit të kostove të grumbullimit të mbeturinave.
Asociacioni PAMKOS falenderon GIZ SMS në bashkëfinancim me EU për përkrahjen e vazhdueshme në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me fokus në ndërmarrjet publike.