2 Dhjetor 2021

 

Grupi punues i formuar nga Asociacioni PAMKOS sipas marrëveshjes me Komunën e Skenderaj, ka arritur të hartojë Draft Rregulloret e brendshme të Ndërmarrjes së re komunale “Eko Natyra” Sh.A të cilat si akte nënligjore do t’ju shërbejnë për të funksionuar, ndër të cilat:
– Plani i bisnesit të ndërmarrjes,
– Organogrami apo Struktura Organizative e NPL-së,
– Rregulloren për përgjegjësinë disiplinore,
– Rregulloren e brendshme,
– Rregulloren për sistematizimin dhe përshkrimin e vendeve të punës,
– Rregullore për mbrojtje nga zjarri,
– Kodi i Etikës si dhe rregulloret e tjera të nevojshme.
Asociacioni PAMKOS në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ka është e gatshme që çdo here t’iu ndihmojë kompanive për menaxhim të mbeturinave, në hartimin e dokumenteve të rëndësishme me qëllim që të jenë sa më efikase në ofrimin e shërbimeve në raport me qytetarët.