16 Shtator 2022

 

Sot, në bashkëpunim me Zyren e BE-së në Kosovë, GIZ GmbH dhe së bashku me rreth 80 vullnetarë ambientalistë, zhvilluam aksion pastrimi të Liqenit të Badovcit, si përpjekje për të kontribuar për një mjedis të pastër dhe pa mbeturina.
Gjatë këtij aktiviteti u mblodhën rreth 200+ thasë me mbeturina, të cilat më tutje u larguan nga punëtorët pranë KRM “Pastrimi” Prishtinë për t’u dërguar në deponi sanitare.
Asociacioni PAM.KOS falenderon të gjithë pjesëmarrësit për prezencën dhe bashkëpunimin e tyre në këtë aktivitet të pastrimit, duke apeluar për mbrojtje të mjedisit në të cilin jetojmë dhe veprojmë.
Bashkë për mjedis të pastër!