16 Nëntor 2021

 

Sot u nënshkrua marrëveshja e anëtarësisë mes Ndërrmarjes Publike Lokale “Ekologjia” Sh.A. Graçanicë përfaqësuar nga Kryeshefi ekzekutiv z.Dejan Dimitrijevic dhe Asociacionit të Kompanive të menaxhimit të mbeturinave PAMKOS përfaqësuar nga Drejtoresha ekzekutive znj.Beu Muçaj.
Në kuadër të programeve implementuese dhe bashkëpunimit mes kompanive të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërrmarrjeve publike në nivel vendi dhe Asociacionit PAMKOS synohet bashkërendim i aktiviteteve sipas fushave respektive:
• Avokim dhe Lobim;
• Ofrimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të ndërrmarrjeve si edhe nga fusha e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimi i mbeturinave;
• Ambient dhe mbrojtje të mjedisit;
• Hulumtime dhe Analiza;
• Përkrahje të institutioneve në punimin e planeve, tarifave dhe rregulloreve komunale nga fusha e menaxhimit të mbeturinave;
• Mbështetje në ndarje, trajtim, kompostim dhe riciklim të mbeturinave;
• Mbështetje në aktivitete lidhur me pastrimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara, lumenjve, liqeneve, parqeve publike etj;
• Përkrahje e anëtarëve të asociacionit në përgaditjen për punë dhe veprime në situata të jashtëzakonshme duke ju ofruar ndihmë profesionale, ndihmë në organizimin e punës si dhe në aftësimin e kuadrove profesionale të këtyre masave;
• Bashkëpunimin me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit;
• Bashkëpunimi dhe koordinimi i punëve në mes të ndërmarrjeve që kanë veprimtari të njejtë në Kosovë dhe përpunimi i të dhënave sipas programeve të unifikuar.
Anëtarësimi i të gjitha kompanive për menaxhim të mbeturinave në nivel vendi duke u inkuadruar në kuadër të ombrellës së asociacionit përveq se kontribuon në asociacion duke u bërë zë më i fuqishëm në adresimin e çështjeve të sektorit të mbeturinave tek institucionet publike, njëheresh ndihmon të kenë qasje në informacione direkte lidhur me sfidat, problemet dhe mundësite të cilat ekzistojnë dhe duhet të adresohen.
PAMKOS – zëri i sektorit të menaxhimit të mbeturinave.