21 Qershor 2021
Mbahet ceremonia e shpërndarjes së kamioneve të fituar nga komunat bazuar në performancën e tyre të suksesshme në menaxhimin e shërbimeve të sektorit të mbeturinave, në kuadër të Garës për Mjedis të Pastër dhe skemat e Granteve të Performancës Komunale-Mjedis të pastër.
Në këtë ceremoni morrën pjesë përfaqësues të nivelit qëndror e lokal, ambasadori Gjerman në Kosovë z. Rohde, shefi i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së z.Brusa, ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z.Aliu, ministrja e Ministrisë së Ekonomisë znj. Rizvanolli, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Krasniqi, përfaqësues të Kompanive regjionale të mbeturinave, GIZ SMS dhe KfW.
Kompanitë Regjionale të Mbeturinave në nivel vendi në bashkëkoordnimin me komunat janë angazhuar dhe do të angazhohen gjdoherë, në përmirësimin e shërbimeve komunale përmes përmirësimit dhe rritjes së ofrimit të shërbimeve dhe eliminimin e deponive ilegale.
Kamionët që u dhuruan sot, do ndihmojnë KRM-të duke lehtësuar punën e tyre të përditshme në grumbullimin e mbeturinave, rritjen e shërbimeve komunale dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetar.
PAMKOS në emër të Kompanive regjionale falenderon Bashkimin Evropian, GIZ SMS dhe KfW në mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të mbeturinave, si sektor i cili ka nevojë të përkrahet më shumë referuar kushteve të vështira të punës, flotës skajshmërisht të amortizuar dhe inkasimit të ulët.