06 Mars 2023
Në kuadër të kësaj punëtorie, nga kryesuesi i Këshillit Profesional për çështje juridike z.Veliu u trajtuan tema me rendësi për shërbimin me klient si: Trajtimi i ankesave dhe kërkesave, Baza ligjore, Standardet e komunikimit me klientin, Diskutime të përgjithshme lidhur me Ligjin për Procedurën Administrative mbi llojet dhe format e ankesave dhe kërkesave, përgjigjeve ndaj të njejtave, Trajtimi dhe Afatet e ruajtjes së dokumentave si dhe Përmbarimi, afatet ligjore dhe delegimi i ankesave në sektorët brenda kompanisë, me qëllim avancimin e njohurive brenda kompanive dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase në raport me qytetarë.
Ndërkohë, u prezantua edhe praktika e kompostimit shtëpiak me qëllim që në të ardhmen shërbimi me klient të mund të asistojnë kompanitë në procese të kompostimit.
Asociacioni PAMKOS në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ka, është e gatshme që çdo herë t’iu ndihmojë kompanive për menaxhim të mbeturinave, në hartimin e dokumenteve të rëndësishme dhe zhvillimin trajnimeve të ndryshme me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më efikase në raport me qytetarë.