22 Prill 2022

 

Kompanitë publike të Menaxhimit të Mbeturinave me sërë aktivitete me rastin e shënimit të Ditës së Tokës.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 Prillit Ditës së Tokës, Kompanitë për Menaxhimin e Mbeturinave, respektivisht KRM-të dhe NPL-të, kanë ndërmarrë aktivitete të shumta si largimin e deponive ilegale, mbjellje të drunjëve dekorativ, fidaneve si dhe aktivitete të pastrimit.
Pjesë e disa prej këtyre aktiviteteve, ishin edhe kryetarët e komunave ku operojnë ndërmarrjet, OJQ vendore, nxënës dhe shumë vullnetarë të tjerë ambientalistë.
Akivitetet u zhvilluan me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit qytetarë për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e ambientit prej hedhurinave të cilat krijohen prej nesh si shoqëri.
Kompanitë e Menaxhimit të Mbeturinave do të vazhdojnë angazhimin e tyre maksimal në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit për një mirëqenië më të mirë për qytetar.
Bashkë për mjedis të pastër.